Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi.
Me këtë rast Tahiri tha se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.
“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.
Më pas ata do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës./Prishtinapress/