1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

SHBA kërkon sërish që Kosova ta shtyjë afatin e targave për 12 muaj

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së ndaj Kosovës për një zgjatje të plotë të periudhës së konvertimit të targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

I dërguari i Washingtonit në Prishtinë njëherit ka reaguar pasi një serbi të Kosovës mbrëmë dogj vetura me targa RKS.

Ai tha se ShBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës të çdo kujt dhe përpjekjet për të frikësuar ata që synojnë t’i marrin targat RKS.

“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, tha ai./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img