Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka thënë se e ka zbuluar nga kanë ardhur dronët që kanë spiunuar pozicionet e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe objektet e caktuara ushtarake.
Sipas, Vuçeviq dronët kanë ardhur nga Kosova, gjë të cilën e ka mohuar mbrëmë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Nuk mund të ju them se të kujt janë dronët, por mund të ju them se vijnë nga territori i Kosovës. Kjo po ndodhë në kuadër të përpjekjes për të monitoruar aktivitetet e Forcave të Armatosura të Serbisë në territorin që është nën kontrollin tonë. Është krejt e natyrshme që Forcat e Armatosura të kenë programim e tyre të punës dhe të veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të komandantit të përgjithshëm, të kemi në vazhdimësi stërvitje në shkallë të gjerë, nga veriu në jug”, ka deklaruar ministri serb, përcjell Insajderi.
Tutje, ai ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitojë një pjesë të ushtrisë për të siguruar se stërvitjet ushtarake po shkojnë mirë.