1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Skuadra e yjeve në NBA shkarkon trajnerin pas vetëm 7 ndeshjesh

Ka zgjatur vetëm 7 ndeshje aventura e këtij sezoni e trajnerit Steve Nash në krye të skuadrës së Brooklyn Nets.

Pak orë para ndeshjes që Brooklyn luajti dhe humbi ndaj Chicago Bulls, erdhi lajmi i divorcit mes palëve, ndarje që ka ardhur në mirëkuptim. Trajneri kanadez nuk ishte në stolin e Nets në këtë takim dhe në vendin e tij ishte zv.trajneri Jacque Vaughn.

Nash erdhi në stolin e Brooklyn Nets verën e vitit 2022, por edhe aventura e sezonit të kaluar ishte zhgënjyese për një skuadër që synonte titullin. Pronari i klubit Joe Tsai e kishte mbrojtur trajnerin, por tashmë ndarja ishte e pashmangshme. Sipas mediave, trajneri Nash asnjëherë nuk arriti të bëjë për vete skuadrën, duke krijuar shpesh polemika.

“Falënderojmë Steve për gjithçka solli te skuadra në këto dy vite. Ai u përball me shumë sfida të paparashikuara dhe e falënderojmë për gadishmërinë”, shkruhet në deklaratën e Nets. Ndërsa vetë trajneri ka falënderuar drejtuesit e Brooklyn për mbështetjen dhe mundësinë që i dhanë. Ky është shkarkimi i parë i një skuadre në NBA për këtë sezon, ku luajnë yje si Kevin, Durant, Kyrie Irving etj. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img