Një këngëtar turk i quajtur Mehmet Asar pretendon të jetë babai i këngëtares me famë botërore, Adele.
Asar i njohur për këngët e folkut në Turqi ka thënë se ka patur marrëdhënie me nënën e Adeles, Pennun gjatë kohës kur ajo po qëndronte në Turqi.
“Ajo u kthye në vendin e saj dhe për një periudhë folëm në telefon, por në atë periudhë edhe një gjë e tillë kushtonte shumë. Erdhi një moment që nuk folëm më… Ama, data e bashkimit tim me mamanë e Adele-s dhe data e lindjes së vajzës përputhen plotësisht”, – përfundon ai, duke insistuar kështu se është babai i yllit të muzikës botërore, transmeton IndeksOnlineMadje, Asar i bën ftesë Adele-s dhe mamasë së saj që ta vizitojnë në Bodrum, aty ku ai banon, që të njihen dhe ajo ta pranojë si babain e saj, gjë për të cilën turku është i gatshëm të bëjë edhe testin e ADN-së.
Vetë Adele kishte thënë se familja e saj kishte prejardhje nga Turqia por që nuk e dinte saktësisht se kush është.