-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Serbët konfirmojnë pjesëmarrjen në konferencën për demarkacionin

Lista Serbe do të marrë pjesë në konferencën shkencore për kufirin me Malin e Zi, e planifikuar për 3 gusht. Kryetari i kësaj partie, Slavko Simiç në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se ‘Srpska’ do ta mbështes debatin publik, mirëpo shpreson se do të jepet një zgjidhje konkrete për këtë çështje.
“Do të duhej të bëhet një zgjidhje përmes bisedimeve teknike , kjo është mënyra më e mirë për t’u përballur me publikun me të gjitha faktet dhe për të gjetur një zgjidhje pragmatike. Përndryshe , presidenca , dhe unë si kryetar i grupit parlamentar mbështesim propozimin e këtij debati i cili do të mbahet edhe disa ditë”, ka thënë ai.
Ndryshe, përpos përfaqësuesve të koalicionit (PDK-LDK) pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e subjekteve opozitare me participimin e ekspertëve të përzgjedhur.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është caktuar që të tu bëjë ftesë përfaqësuesve të rreth 40 institucioneve shtetërore e publike për t’u përballur me ekipin e ekspertëve në konferencën për demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img