1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj pret në takim parlamentarët dhe anëtarët gjerman të Komitetit për Mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, priti në takim parlamentarët gjerman dhe anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann. 

Në këtë takim u informuan parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Po ashtu,u  diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në ballkan.

Postimi i plotë i Armend Mehaj:

NË RRUGËTIMIN TONË DREJT BE-SË DHE NATO-S, REPUBLIKA E FEDERALE E GJERMANISË ALEATI YNË

Si shtet që aspirojmë anëtarësimin në BE, bashkëpunimi me shtetet aleate është pjesë e rëndësishme e pandashme e rrugëtimit tonë.
Në këtë mes, shtet mik i yni me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë është Republika Federale e Gjermanisë.

Sot prita në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, si dhe parlamentarë të këtij shteti, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann.

Në këtë takim i informova parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Po ashtu, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në ballkan.

Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve, me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img