Patologjitë e veshkave mund të shkaktojnë një sërë simptomash. Më të zakonshmet përfshijnë:
• probleme me gjumin
• lodhje
• pamundësi për t’u përqendruar
• lëkurë të thatë dhe kruarje
• shtim ose pakësim të urinimit
• gjak në urinë
• urinë me shkumë
• rrathë rreth syve
• ënjtje të këmbëve ose kyçeve
• ulje të oreksit
• dhembje muskulore
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun. Në varësi të tyre, mjeku do të kërkojë kryerjen e disa ekzaminimeve të domosdoshme për të përcaktuar diagnozën.
Këshilla për veshka të shëndetshme:
- Shmangni përdorimin e tepruar të kripës
- Shmangni ushqimet e përpunuara
- Konsumoni fruta dhe perime të freskëta
- Kryeni aktivitet fizik të rregullt
- Pini sa më shumë ujë
Njihuni me faktorët e rrezikut
Kryeni rregullisht kontrolle të veshkave nëse:
- Jeni me diabet
- Jeni obez
- Keni probleme me hipertensionin
- Keni histori familjare të problemeve me veshkat
(spitaliamerikan.com)