Me rastin e 33 vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në nderim të veprës së tyre, nesër do të mbahen disa aktivitete.
Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë me shokë dhe dënohet me katër vjet burgim./Prishtinapress/