2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Propozimi franko-gjerman është diskutim më shumë se njëvjeçar i Qeverisë

“Propozimi franko-gjerman për procesin e dialogut Kosovë-Serbi është negocim më shumë se njëvjeçar i Qeverisë së Kosovës me këto qendra”, thotë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj.

“Këta që e kanë përcjellur dialogun e dinë që asnjë propozim nuk vjen pa i pyetur palët”, thotë Molliqaj në Kanal 10.

Ai konsideron se “si rezultat qasjes së Kurtit ka ardhur ky propozim”.

“Ky nuk është propozim i Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt, por as i Hashim Thaçit, ky është propozim i Kurtit. Për të mirë dhe të keq duhet të marr përgjegjësinë”, potencon Molliqaj.

Për Molliqajn, tashmë marrëveshja finale është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, deri sa shton se “është marrëveshje e keqe”.

“Është çështje e kryer, tash është duke u diskutuar si ta ambalazhojnë për opinionin publik. Sigurisht që ka çështje të vogla që mund të merren vesh në minutat e fundit”.

“Ablin Kurti po ia thellon problemin Kosovës me Serbinë, po ia ngurtëson në disa drejtime”.

Molliqaj shtoi se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë që nuk ekziston njohja në qendër, derisa kreu i PSD-së e ka akuzuar qeverinë për mos transparencë.

“Edhe në Rambuje ka pas transparencë më shumë edhe prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img