1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari Organizativ i AAK-së – Kurtit: Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty shoku Albin

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, e kishte mbajtur edhe Taksën 100%, por edhe i kshte ruajtur raportet e mira me aleatët.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka thënë se teshat e Ramushit nuk i bëjnë, siç shprehet ai, shokut Albin.

“Në kohën e kryeministrit Haradinaj, Kosova e mbajti taksën ndaj Serbisë, pa i prishur raportet me miqtë e aleatët ndërkombëtar”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u bë Ushtria, statusi i Trepçës dhe pavarësia energjetike.

“Gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u miratuan edhe themelimi i Ushtrisë, edhe statusi i Trepçës, e gjithashtu edhe u arrit pavarësia energjetike e vendit.
Kryeministri i sotëm po mundohet ta kopjojë Ramushin, por shoku Bin nuk mund të bëhet Ramush, sepse nuk i bijnë tamam teshat e tij. Bini e ka masën S, ndërsa Ramushi veshet XXXL”, ka përfunduar Syla./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img