Sadik Halitjaha, ish-eprori i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.
Për këtë ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mushtisht, derisa kanë bërë të ditur se Halitjaha është nisur sot në orën 12:30 nga Aeroporti i Prishtinës.
“Sot në orën 12:30, nga Aeroporti i Prishtinës, është nisur për në Hagë ish eprori i lartë dhe invalidi i UÇK-së, Z.V Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, KOM Sadik Halitjaha”, ka shkruar OVL-UÇK e Mushtishtit.