Në këtë takim Stavileci ka thënë miratimi i Ligjit për Trepçën qartëson statusin e kësaj ndërmarrje.
“Me miratimin e Ligjit për Trepçën qartësohet statusi i kësaj ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe i hapë rrugë zhvillimit të saj, rrjedhimisht kjo do të krijojë perspektivë edhe për punëtorët”, tha ministri Stavileci.
Kreu i MZHE-së, ka rikonfirmuar interesimin e Qeverisë për zhvillimin e sektorit minerar dhe theksoi se në këtë kuadër, Trepça përbën një prioritet në vete.
Stavileci vlerësoi kontributin e punëtorëve të kësaj ndërmarrje për të zhvilluar ndërmarrjen dhe i siguroi ata që nuk do tu mungojë mbështetja e Ministrisë që drejton.
Nga ana e tyre, sindikalistët falënderuar ministrin Stavileci për angazhimin e tij në finalizimin e Ligjit për Trepçën, duke vlerësuar atë si mënyra e vetme që garanton zhvillimin e Trepçës.
Ata gjithashtu, e njoftuar ministrin Stavileci me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen me qëllim të mbajtjes në nivel operimin në këtë ndërmarrje.