Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se është e qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave nga serbët, me të cilin ai thotë se “dëshiron që ta cenojë paqen”.
Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, Simiq nuk harroi diskursin e trashëguar të Vuçiqit, duke thënë se “serbët nuk do ta lejojnë shtypjen”.
Siç thotë ai, nuk ka asnjë serb që është i gatshëm t’i ndërrojë targat e lëshuara nga Serbia.
“Në këtë kuptim, reagimi dhe përgjigja është shumë e qartë. Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja e një reagimi të ashpër ndaj planit të Kurtit për heqjen e të drejtës së të drejtës së serbëve, konfiskimin e pronës së tyre dhe mohimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes”, tha Simiq për TV Pink, transmeton Gazeta Express.