4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja kundër seancës së jashtëzakonshme!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur të mos e mbështes iniciativën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, VV, AAK, NISMA, për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bisedimet që priten të rifillojnë sot në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe legjitimitetin e presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa që t’i prinë këtyre bisedimeve.

Elmi Reçica, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, tha për “Gazeta Blic” se Grupi Parlamentar i kësaj është pro asaj që të thirret në një interpelancë kryeministri Mustafa, në mënyrë që të debatohet më të lidhur me procesin e bisedimeve, por jo të ketë seancë të jashtëzakonshme, pasi që sipas tij, deputetët nuk po arrijnë që t’i përafrojnë qëndrimet e tyre.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, këron që bisedimet në Bruksel të jenë transparente, pra të dihet se çfarë do të bisedohet apo çfarë është biseduar. Ne jemi për ta mbajtur një interpelancë me Kryeministrin Mustafa, lidhur me këto bisedime, por nuk duam seancë të jashtëzakonshme rreth kësaj çështjeje, pasi që ne jemi mbledhur edhe më parë në seanca të tilla siç është seanca për Haradinajn, që është mbajtur në kohë pushimesh dhe nuk kemi arritur ta miratojmë një rezolutë për të”, ka thënë Reçica.

“Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me përfaqësues të Grupit Parlametar të LDK-së, lidhur me këtë çëështje por ata kanë qenë të paqasshëm gati në çdo përpjeke të redaksisë.

Në anën tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i ka thënë  se kanë gjetur gatishmerinë e deputetëve për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Ndryshe partive opozitare u mungojnë vetëm edhe 9 nënshkrime për ta mbajtur këtë seancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img