1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Limaj nga Konventa e Nismës: Ta krijojmë Frontin e Përbashkët Demokratik kundër Qeverisë Kurti

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në Konventën Politike, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka bërë një analizë të asaj çfarë po ndodh në Kosovë nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai e ka cilësuar qeverisjen e Kurtit si të papërgjegjshme, anarkike e mashtruese. Pasi bëri analizën e tij, Limaj ftoi në krijimin e një fronti të përbashkët kundër Qeverisë Kurti II.

“Nëpërmjet kësaj konvente politike, ftojmë të gjithë forcat politike, qytetarët të cilët janë të brengosur dhe të shqetësuar me këtë që po ndodh me vendin e tyre, të bashkohemi dhe të krijojmë Front e Përbashkët Demokratik në përballje me këtë grup njerëzish të cilët po e shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar për vite në Kosovë”, tha Limaj.

I pari i Nismës Socialdemokrate tha se në krye të Kosovës janë mohuesit e shtetit të Kosovës.

“Sot në krye të shtetit janë mohuesit e shtetit të Kosovës. Ata që kanë punuar në vazhdimësi kundër kësaj që e kemi. Prandaj edhe nuk është çudi kur e dëgjon të thonë se këta e kanë shkatërru që 20 vjet…Vjen nga goja e atyre që në momentet më të vështira, ata kanë qëndruar në anën e kundër të historisë, ata e kanë mohuar lirinë e Kosovës, ata e kanë mohuar krijimin e shtetit të Kosovës”, shtoi tutje Limaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img