4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia insiston në vendosjen e “linjës së nxehtë” me Kosovën

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, pret intensifikimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo tha se pret vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta, në mënyrë që të zgjidhen çështjet operative.

Pak theksoi se Presidenti Tomislav Nikoliq, i cili së bashku me kryeministrin Vuçiq do të marrë pjesë në bisedimet e sotme në Bruksel, tregoi se Serbia është e përkushtuar absolutisht për paqe, dialog dhe biseda.

“Nuk ka nevojë për retorikë ndezëse. Serbia nuk dëshiron konflikte dhe tensione në rajon, siç ka thënë edhe Presidenti Nikoliq”, ka thënë Pak për RTS, raporton B92.

Ajo gjithashtu theksoi se pritet që problemet operative të parandalohen me komunikim të drejtpërdrejtë, nëse është e nevojshme me krijimin e një linje të “nxehtë” telefonike.

Me rastin e vlerësimit të diplomatëve evropianë se ardhja e delegacionit të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë është një shenjë e mirë, Pak tha se kjo tregon shenjën e përgjegjësisë së madhe për të marrë përgjegjësitë në nivelin më të lartë, dhe se çdo gjë që është rënë dakord nga Beogradi do të zbatohet.

“Ne duam zbatimin e marrëveshjeve edhe nga Prishtina”, ka thënë Pak, duke vënë në dukje se “deri më tani marrëveshjet vlenin vetëm për Beogradin, por jo edhe për në Prishtinën dhe pritet që në ditët e ardhshme ata do të implementojnë atë që është dakorduar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img