Një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë, në Podujevë.
Viktimat, babai dhe nëna e të dyshuarit, kanë raportuar në polici se biri i tyre i ka sulmuar fizikisht, ka demoluar orenditë shtëpiake dhe i ka kanosur.
“I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia” thuhet në njoftim zyrtar të policisë.
Rasti është duke u hetuar, teksa është inicuar si “Dhunë në familje”./Prishtinapress/