3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

A do të provonit ëmbëlsirën nga karota? Nuk do të pendoheni

Ëmbëlsira pa miell, por me karota? Nuk ju duket interesante?

Megjithatë, bëhuni të gatshëm të eksperimentoni, nuk do të pendoheni.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 5 vezë,
▪ 100 g rrush të thatë,
▪ 150 g sheqer,
▪ 50 ml vaj,
▪ një lëvore limoni,
▪ 5 lugë biskota të bluara,
▪ 5 lugë griz,
▪ 100 g karota të grira në rende,
▪ gjysmë pluhur për ëmbëlsira,
▪ sheqer pluhur për t’i hedhur sipër.

Përgatitja:

Tundni vezët me sheqer, shtoni rrushin e thatë, vajin, lëvoren e limonit, biskotat, grizin, karotën e grirë në rende dhe pluhurin për ëmbëlsira.

Të gjitha përzieni mirë ngadalë dhe qitni në tepsi, të cilën e keni lyer dhe e keni bërë me miell apo keni vënë letër për pjekje.

Piqeni në 200 gradë Celsius gjysmë ore.

Tortës së pjekur hidhni sipër sheqerin pluhur në të cilin mund të shtoni një sheqer vaniljeje.

Shijojeni!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img