Ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet moti sot në vendin tonë, ku do të ketë temperatura minimale që zbresin deri në 5C e 6C, e ato maksimale ditën rriten deri në 21C e 22C.
Sipas Prishtina Weather, edhe përgjatë javës së parë të nëntorit, sipas tendencave të fundit, parashihet të mbajë mot stabil, me më shumë intervale me diell.
“Temperaturat fillimisht përreth 20C, me një rënie graduale në pjesën e dytë. Mundësi për të reshura paraqiten tek në javën e dytë të nëntorit. Emetimet e gazrave serrë kanë arritur vlera rekorde gjatë vitit 2021, sipas një raporti të OBM (WMO) për gjendjen e gazrave serrë. Metani ka shënuar rritjen më të lartë vjetore, prej që kanë filluar vrojtimet sistematike nga viti 1983”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/