Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit, mbledhja do nisë në orën 10:00 dhe para anëtarëve të Komisionit do të raportojnë kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu dhe ish-drejtori menaxhues i Kosova Thëngjillit, Sylejman Hajdini.
Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë./Prishtinapress/