A jeni nga personat që nisni të merreni me sport dhe ushtrime në palestër dhe pas disa ditësh “dorëzoheni”?
A ndiheni të lodhur gjatë tërë ditës dhe nuk keni gjumë natën?
Zgjidhja më e mirë është të ushtroni dhe të merreni me sport në mëngjes.
Të gjithë e dimë se nuk është aspak e lehtë të zgjohesh herët në mëngjes por më poshtë janë disa arsye se pse koha më e mirë për të ushtruar është MËNGJESI.
Nëse ushtroni në mëngjes, ka më shumë gjasa që kjo t’iu kthehet në shprehi
Do të ndiheni më energjik
Do të keni gjumë më të rehatshëm gjatë natës
Keni më shumë kontroll mbi mënyrën e të ushqyerit duke ngrënë më shumë gjëra të shëndetshme
Jeni më produktivë në punë
Metabolizmi juaj funksionon më mirë
Jeni më kreativë