2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hakerët publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Në postimin e radhës në faqen ‘Homeland Justice’ janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Materiali i publikuar është shoqëruar edhe me një mesazh:

“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas”, lexohet në mesazhin e publikuar nga hakerat në Homeland Justice.

Edi Kristaq Rama

Euronews Albania raportoi se materiali i publikuar këtë të enjte është identik me ato të publikuar më herët nga hakerat; hyrje-daljet e zyrtarëve të lartë, ku këtë radhë janë hyrje-daljet në vite të kryeministrit Edi Rama dhe letërnjoftimet me të dhënat personale.

Është i njëjti material konfidencial i publikuar më herët për ish-kreun e policisë së shtetit, Gledis Nano dhe kreun e SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të nxjerra nga sistemet e institucioneve shqiptare.

Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. /EuronewsAlbania/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img