1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Njoftim nga Trafiku Urban për qarkullim nga data 28 deri 30 tetor 2022

Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor 2022, vazhdon testimi i Unazës Qendrore të Qytetit. Rrjedha e qarkullimit të automjeteve do të jetë njëkahore andaj edhe drejtimi i qarkullimit të autobusëve do të ndryshoj sipas kësaj rrjedhe.

Linja Nr. 1 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi F. Kosovës në drejtim të Prishtinës, linja vazhdon në drejtim të rrugës “Eqrem Çabej” për në pikën e fundit tek Fakulteti Teknik.
Linja Nr. 1A – Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmoret e Kombit” dhe përfundon në Stacionin e Autobusëve.
Linja Nr. 3 – (Bardhosh-Mat)
Linja do të vazhdoj në rrugën “Luan Haradinaj” për në rrugën “Robert Doll” për të vazhduar në pikën e fundit në Lagjen Mat.
Linja Nr.3 – (Mat-Bardhosh) Linja do të vazhdon në drejtim të rrugës “Eqrem Çabej” , rrugën “Agim Ramadani” për në pikën e fundit në Bardhosh.
Linja Nr.3C – Linja do të vazhdon në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj”, rrugën “Robert Doll” për të vazhduar në rrugën “Eqrem Çabej” , dhe në pikën e fundit në lagjen Bregu i Diellit.
Linja Nr.4 – (Matiqan-Gërmi) Linja do të vazhdon në drejtim të rrugës “Eqrem Çabej”, rrugën “Agim Ramadani” për në pikën e fundit në Gërmi.
Linja Nr.4 – (Gërmi-Matiqan) Linja do të vazhdon në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj”, rrugën “Robert Doll” për të vazhduar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në pikën e fundit në Matiqan.
Linja Nr.7C – Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img