Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur i zhgënjyer dhe i shqetësuar, që institucionet e Kosovës nuk po e shtyjnë afatin e vendimit për targat.
Në një përgjigje që Hill e ka dhënë për gazetën serbe Blic, ai ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për ta shtyrë këtë vendim.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit Hill.
Amerika dhe BE-ja kanë kërkuar edhe 10 muaj afat shtesë nga qeveria Kurti, për vendimin e targave./Prishtinapress/