Shpesh njerëzit shprehen te lodhur nga mënyrat e vjetra të humbjes së peshës. Të shumta janë rastet kur nuk preferohet të shkohet në palestër nga ajëri mbytës i ambjenteve të mbyllura.
Ekspertët e gjimnastikës sugjerojnë se ushtrimet e ujit nuk duhen shmangur asnjëherë dhe se sjellin vetëm efekte pozitive.
Cristiana Pipoli, trajnere gjimnastike thotë se ushtrimet e ujit kanë efekt më të madh se ato të palestrave.
Stërvitjet zvogëlojnë peshën e një personi dhe ulin barrën e stresit në trup. Nga ushtrimet në ujë, trupi bëhet më rezistent, ju forcon zemrën dhe zvogëlon mundësinë për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Zëvendësojini ushtrimet e palestrës me ato të ujit. Notoni sa më shumë, frekuentoni pishinat e mbyllura gjatë dimrit, mos i neglizhoni ushtrimet në det. Përqëndrohuni tek ato të krahëve, këmbëve dhe barkut. Rezultatet do te jenë pozitive dhe trupi juaj do të bëhet më energjik/Prishtinapress/