Deputetët e Kuvendit i Kosovës kanë nisur me një minutë heshtje seancën e radhës, për nderim të viktimave ukrainase të shkaktuar nga Rusia.
Në hyrje të seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se tashmë bota është tmerruar prej masakrave të Vladmir Putinit në Ukrainë.
“Sapo kemi hyrë në muajin e nëntë prej kur Federata e Rusisë dhe regjimi diktatorial i Vladimir Putinit e sulmoi në mënyrë të paprovokuar shtetin e Ukrainës dhe prej atëherë e gjithë bota demokratike është tmerruar prej masakrave të Putinit mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës”, tha Konjufca.
“Masakra e Buchas dhe të tjerat që ndodhën nëpër Ukrainë, janë padyshim akte të gjenocidit të këtij regjimi mbi një shtet sovran të Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.
Prezentë në këtë seancë është edhe deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko./Prishtinapress/