“The Timës” ka publikuar sot një raport sekret në të cilin shkruhet se Erdogan kishte planifikuar spastrimet në radhët e kundërshtarëve para zhvillimit të grushtit të shtetit në Turqi dhe se se pas tij nuk qëndron Gulen, të cilin Erdogan e ka akuzuar direkt pas ngjarjes.
Sipas mediave italiane, grushti i shtetit që dështoi në Turqi korrikun e kaluar nuk u drejtua nga kleriku Fethullah Gulen, i cili u akuzua nga Erdogan për orkestrimin e grushtit të shtetit.
Sipas raportit të publikuar nga “The Times”, grushti i shtetit ishte orkestruar nga kundërshtarët e brendshëm të Erdoganit, të pranishëm sidomos në aparatin ushtarak, pasi kishim marrë vesh vendimin e Erdogan për “spastrimet” që do bënte në radhët e tyre.
“Vendimi për komplotin, ose grushtin e shtetit – thotë raporti i publikuar nga Times – është pjekur nga frika e spastrimit të afërt dhe ka shumë të ngjarë që një grup i formuar nga gulenistë, kundërshtarët e AKP dhe oportunistë të jenë përgjegjës për grusht shteti.
E me shumë mundësi Guleni mund të mos ketë pasur një rol në gjithë këtë.
“Sipas inteligjencës, Gulen ndodhej shumë larg dhe roli për një funksion të tillë në lëvizje për orkestrimin e grushtit të shtetit për rrëzimin e presidentit duket i pamundur”.
Raporti thekson se nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetojë se ushtria dhe gulenistët ishin të gatshëm për të bashkëpunuar për të rrëzuar presidentin.