7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Gjumë i Pamjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet.

Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku.

Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike.

Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë.

Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e alkoolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkoolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes.

Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru.

Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite.

Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërhitja

Gërhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e  kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Studimet që disponon AgroWeb.org tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img