Një 30 vjeçar ka vdekur sonte si shkak i një aksidenti në trafik në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.
Nga policia bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një biciklist.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.