10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla zbulon detaje nga aksioni i Policisë në veri: Sekuestrohet armatim dhe pajisje ndihmëse për trazira në Leposaviq

Policia e Kosovës ka sekuestruar në Leshak të Komunës së Leposaviqit granata dore, 1 armë automatike AK 47 me 200 fishek, rreth 12 mijë euro dhe lloje të ndryshme të municionit, përfshirë radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Lajmin a ka bërë të ditur në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se  operacioni është kryer me dyshimin për narkotikë.

“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, shkruan ministri Sveçla.

Ai thotë se mbesin të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img