4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe injoron kryeministrin Mustafa

Deputetët serbë nuk kanë përfillur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, që të kthehen në pozitat e tyre të cilat i kanë ngirë tash sa kohë.

Mustafa ka kërkuar që ata të kthehen në institucione dhe të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serbë që të kthehen në Qeveri, por ata ministra ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Përkundër kësaj kërkese, ky subjekt ka heshtur para ftesës së kryeministrit, edhe pse gazeta “Zëri” ka tentuar dy herë radhazi ta kontaktojë përfaqësuesin e këtij subjekti, ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, kërkesa e kryeministrit përveçse nuk ka marrë përgjigje nga serbët, ka ngjallur edhe reagime negative në subjektet opozitare të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img