7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Më i poshtri u shpërblye”, Jasharaj flet pasi Elvis Hoxha u zgjodh anëtar i kryesisë së VV

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në VV. Ai tha se “më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet”.

Jasharaj tha se nga Hoxha kishte marrë sulmin më të rëndë, i cili i kushtoi me pasoja në shëndet.

“Gjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

Më pas, Jasharaj tregoi një rast që i ka ndodhur.

“Mendova se greva u pezullua dhe se “luftën “ me mua e përfunduan langoit e sahanlëpirësit e pushtetit, por doli se kjo nuk është ashtu. Vërejta se nuk paska fund poshtërsia të ca krijesa , që ngjasojnë , por nuk janë njerëz. Unë kisha mbyllur rrjetin social sepse më fyenin e më shanin pa as edhe një arsye, por vetëm sa për t’i hyrë në qejf të madhit”.

Ai tha se i është hapur një profil i Facebookut në emër të tij, për çka, Jasharaj iu drejtua organeve të sigurisë.

“Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ , që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren , paska hapur një profil në Facebook me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është Facebook-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm. Policia bëri gjithë të duhurat dhe u ndjeva edhe një herë krenar që Kosova ka djelmosha e vajza të tilla që kryejnë me përkushtim detyrën e tyre”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve

Gjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje .

Mendova se greva u pezullua dhe se “luftën “ me mua e përfunduan langoit e sahanlëpirësit e pushtetit, por doli se kjo nuk është ashtu. Vërejta se nuk paska fund poshtërsia të ca krijesa , që ngjasojnë , por nuk janë njerëz. Unë kisha mbyllur rrjetin social sepse më fyenin e më shanin pa as edhe një arsye, por vetëm sa për t’i hyrë në qejf të madhit. Por, një mik imi më thirri dje dhe më pyeti se pse kam ndërruar qëndrimin që kisha thënë se kurrë më nuk do të hap face book. Mbeta i habitur dhe e mora si humor telefonatën e mikut tim, por pas ca momentesh luta shokët që kisha afër të shikonin dhe u pa. Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ , që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren , paska hapur një profil në face book me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është face book-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm. Policia bëri gjithë të duhurat dhe u ndjeva edhe një herë krenar që Kosova ka djelmosha e vajza të tilla që kryejnë me përkushtim detyrën e tyre.

Unë u kërkoj falje gjithë atyre që mund t’u ketë shkuar ndonjë mesazh e fyerje nga ky profil , që nuk është imi, por është hapur nga një i pafytyrë e i pakarakter. Nuk po e publikoj pamjen e profilit të rrejshëm sepse mund t’i dëmtoj hetimet, por policia e ka.

Të nderuar punëtorë të arsimit , por edhe në sektorët tjerë kjo dhe të tjerat dëshmojnë se duan të na përçajnë dhe të shuajnë sindikatat .Ju lus me mirësi të qëndrojmë unik dhe të mos e lejojmë këtë gjë. Pa zërin sindikal do të jemi të nënçmuar , të ofenduar e të shkelur./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img