16.6 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e re italiane, Meloni dënoi fashizmin dhe konfirmoi përkushtimin ndaj BE

Qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni në Itali, fitoi lehtësisht një prej dy votë besimeve të para në parlament, me shumicë bindëse. Dhoma e ulët mbështeti me 235 vota në favor të koalicionit të saj, kundër 154 dhe 5 abstenim.

Duket e garantuar edhe drita jeshile në senat, ku gjithashtu ka një shumicë të konsoliduar. Më herët, gjatë së martës, Meloni shpalosi synimet kryesore politike në parlament, duke denoncuar ashpër fashizmin

”Nuk kam ndjerë kurrë simpati për regjimet antidemokratike, përfshirë fashizmin. Ka qenë pika më e ulët e historisë sonë….dhe duke i dhënë garanci aleatëve mbi përkushtimin e Italisë ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për shkak të forcës dhe historisë së saj, Italia e ka për detyrë ta mbajë kokën lart në kontekstet ndërkombëtare, me shpirt konstruktiv, por pa inferioritet, duke kombinuar afirmimin e interesave kombëtare me ndërgjegjësimin e një fati të përbashkët europian dhe perëndimor”.

Meloni u betua si kryeministre e Italisë të shtunën pasi koalicioni i djathtë i udhëhequr nga partia e saj Fratelli d’Italia mori 44 për qind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar. Meloni ka qenë nën presion për ta distancuar partinë nga rrënjët e saj, nga një grup ish-fashistës, i krijuar pas luftës.

Por teksa i premtoi aleatëve qëndrimin në institucionet europiane, ajo paralajmëroi se BE nuk duhet të jetë një klub elitash me anëtarë të rreshtit të parë apo të dytë.

Ne nuk e shohim Bashkimin Europian si një klub elitash me pjesëtarë të klasit të parë apo të dytë. Për ne Bashkimi Europian është një shtëpi e përbashkët e qytetarëve europiane dhe si i tillë duhet të përmbushë sfidat e kohërave tona. Ajo kërkoi që kostoja e krizës ekonomike ndërkombëtare të ndahej në mënyrë të drejtë, por u zotua se barra e çmimeve të larta të energjisë nuk do të ndryshojë pozicionin e Italisë si partner besnik i NATO-s dhe Ukrainës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img