1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 26 tetor

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati marrin pjesë në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, nё bashkëpunim me Fondin Monetar Ndёrkombëtar, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës. (Hotel “International Prishtina”, Veternik, Prishtinë, ora 09:00)

UBT hap Konferencën ndërkombëtare “IFAC – International Conference on Technology, Culture and International Stability – 21st TECIS 2022”. (Kampusi i UBT-së Lipjan, ora 09:30)

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër të pandehurve D.K. dhe A.S., të akuzuar për vepra penale dhunimi, vrasje e rëndë dhe ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit. (Gjykata Themelore Ferizaj, salla nr. I, kati I, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të bëjë inaugurimin e projektit “ Hyrja në Prizren”.(Pjesa e rreth-rrotullimit në Landovicë, ku lidhet autostrada me rrugën Rajonale Prizren – Gjakovë afër përmendores në Landovicë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Promovohet fjalori “Kosova brenda 27 shkronjave” nga Qerim Qondozi. (Mensa “Ramiz Sadiku” Pejton, Prishtinë, ora 19:00)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img