0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Syla: Kurti zgjodhi një milioner për sekretar që s’mund t’i bëhet Dardan Molliqaj

Analisti dhe gazetari Valon Syla e ka komentuar zgjedhjen e sekretarit të ri organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kryetari i VV-së Albin Kurti me përzgjedhjen e Alim Ramës, synon t’ia ul rëndësinë kësaj pozite për shkak të përvojës me ish-sekretarin Dardan Molliqaj.

Për Sylën, milioneri Rama, tani sekretar i VV-së, është një “askush” që do t’i shërbejë Kurtit.

“E dimë çka i ka ndodh me Dardan Molliqajn, i ka bë probleme, ia ka përca partinë, ia ka marrë gjysmën e partisë. Me një fjalë, ai s’ka qenë i dëgjueshëm. Tash e ka qitë këtë milionerin, Alim Rama, kinse për shkak të ekspertizës së tij… por në esencë e ka qitë një kërrkush që me ulë influencën e sekretarit në parti”, ka thënë Syla në Pressing të T7.

Syla ka thënë Kurti vendosi në këtë pozitë dikënd që s’mund të bëhet si Dardan Molliqaj. Sipas tij Kurti kërkon që të krijojë një hendik me aktivistët.

“E ka qitë një dikënd që nesër nuk mundet me iu bë Dardan Molliqaj dhe që e ka lojal për veten. Albin Kurti po do të bëhet njeri normal, në kuptimin politik, të bëhet i zakontë dhe po do ta krijojë këtë hendekun me aktivistë”, ka thënë ai.

Syla ka thënë se me këto veprime Kurti ka nisur t’i ngjajë ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Kjo është një esencë një kopje e Hashim Thacit. Njerëzit që i hjeke Hashim Thaci, sepse iu dukeshin demode, shkonin në VV. Tash Albin Kurti i hoqi të gjithë ish LPK-istët”, ka thënë ai në emision.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img