1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: Pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në BE

Unë inkurajoj fuqishëm Kosovën dhe Serbinë që të përfitojnë nga uniteti transatlantik për çështjen e dialogut dhe ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Pa këtë asnjëri prej tyre nuk do të mund të hyjë në BE, tha për “Eunews” raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Von Cramon theksoi se “për herë të parë, megjithëse kjo mund të ishte bërë në vitet e mëparshme në fushën e sundimit të ligjit, ne kemi regres të Serbisë kur bëhet fjalë për respektimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. “.

“Serbia ka vetëm 45 për qind përputhshmëri me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, që është një rënie prej 20 për qind në krahasim me raportin e fundit. Trendi është i qartë dhe situata është e paqëndrueshme. I dërguam një mesazh të qartë presidentit Aleksandar Vuçiq. – a jeni me ne kur kemi nevojë për ju? Uniteti evropian, apo jeni kundër tij. Balancimi serb është i papranueshëm dhe pasojat mund të jenë ndërprerja efektive e negociatave të anëtarësimit të Serbisë. Ne vërtet duam ta shohim Serbinë në BE, por për të ndodhur kjo, Serbia duhet të bëjë një kthesë në politikën e saj të jashtme dhe të tregojë qartë solidaritet me Ukrainën”, tha Von Cramon.

Kur është fjala për propozimin franko-gjerman për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Von Cramon thotë se “nuk mund të komentojë përmbajtjen apo ekzistencën e propozimit”.

“Por unë mendoj se kjo është një iniciativë e mirëpritur dhe me kohë. Janë përfshirë kryeqytetet kryesore evropiane dhe ne duhet të shohim menaxhimin politik të dialogut Serbi-Kosovë në mënyrë që të çojmë gjërat përpara. Kjo është një mundësi unike sepse ne kemi unitet të plotë transatlantik në këtë çështje dhe nuk ka zgjidhje në periudhën e ardhshme, prandaj inkurajoj fuqimisht të dyja palët që ta përdorin atë dhe ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Pa këtë, asnjëra prej tyre nuk do të mund të hyjë në BE”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img