11.4 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

“Albinit të vogël”, i duket vetja i madh, deputeti i VV-së nuk ngritet në këmbë për ambasadorin!

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili njihet ndryshe edhe si “Albini i vogël”, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje takimi me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ambasadori Guerot u prit në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, pjesë e të cilit është edhe Gjyshinca.

Nga pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img