-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nuk janë lakra, por droga e kapur dje në Burgun e Dubravës!

Dje rreth orës 14:20, oficerët korrektues të Qendrës Korrektuese Dubravë, kanë parandaluar futjen e lëndës së dyshuar narkotike brenda kësaj qendre.

Gjate kontrollit të perimetrit të jashtëm të pavijonit gjysmë të hapur në mesin e arave kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, 5 toptha të mbështjellë me qese najloni pesha e se cilave arrin 500 gr.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img