2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbajti 11 vjet burg për krimin që e kishte kryer i vëllai

Një indian është liruar nga burgu pasi kaloi afër 11 vjet pas grilave për një vrasje që e kishte kryer vëllai i tij.

‘Faji’ i tij ishte se nuk kishte asnjë dokument zyrtar për ta dëshmuar se ai nuk ishte krimineli.

Bala Singh nga qyteti Bijnor, në shtetin Uttar Pradesh u lirua ditën e premte.

“Kalova një dekadë të rinisë time në burg sepse nuk kisha ndonjë dokument zyrtar për të dëshmuar se unë nuk isha vëllai im”, tha 43 vjeçari Bala.

Gjithçka kishte nisur më 2001, kur vëllai i tij, Pappu, ishte përfshirë në një vrasje me tre njerëz të tjerë.

Policia arrestoi tre të tjerët, por dështoi të kap Pappu. Më 2006 policia arrestoi Bala, me mendimin se ishte Pappu dhe që nga atëherë ai ishte i  burgosur.

Arsyetimi i vetëm i policisë është se arrestuan njeriun e gabuar.

Nëna e tij tha se Pappu kishte ikur në Nepal ku edhe ishte vrarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img