6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj: FSK e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur një takim me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, me të cilën thuhet se diskutuan përbashkëpunimin në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

Sipas Mehajt, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në  procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”- ka shkruar Mehaj në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, janë dakorduar të bashkëpunojnë në integrimin e grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img