Presidenti Donald Trump, ka akuzuar mediat për pavërtetësi mbi numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në inaugurimin e tij.
Komentet e Trump vijnë pas publikimit të disa fotografive që tregonin pjesëmarrjen e një numri të madh të njerëzve në përurimin e paraardhësit të tij, Barak Obama në vitin 2009, shkruan BBC.
Të shtunën, miliona njerëz në SHBA dhe në mbarë botën kanë dalë në protesta për të drejtat e grave, të cilat aktivistët besojnë të jenë nën kërcënim nga administrata e re.