Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në qytetin e Prishtinës rreth orës 10:30, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.