1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa për Qeverinë Kurti: S’mbahet shteti me ndihma

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti për mosshfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për investime kapitale.

Me këtë rast, ai ka kërkuar llogari pasi sipas tij, mjetet e pashfrytëzuara përbëjnë një formë të korruptimit.

Ish-kreu i LDK-së, ka folur edhe për mundësinë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e 30 për qind të Trustit Pensional.

Sipas Mustafës, mbajtja e më shumë se 700 milionë euro në llogarinë e Qeverisë është absurde, teksa thotë se Kosova po përballet me shkallën më të lartë të inflacionit.

“Kjo është e dëmshme për arsye se inflacioni e ulë fuqinë blerëse të parasë. Nëse inflacioni themi se është 15 për qind, atëherë për aq më pak do të jetë fuqia blerëse e parave të Qeverisë të cilat qëndrojnë të pashfrytëzuara, dhe nëse ne mbledhin një buxhet prej 3 miliardë euro gjatë vitit për të gjitha nevojat, kjo do të thotë se vlera të buxhetit sivjet nuk është 3 miliardë por 2 miliardë e 600 milionë euro, duke e hequr komponentën e inflacionit, sepse aq do të mbetet fuqia blerëse e atyre parave që janë grumbulluar”, u shpreh Mustafa.

“Prandaj në këtë aspekt abuzohet me buxhetin dhe dikush duhet të përgjigjet për dëmtimin e parasë publike, ashtu siç përgjigjet për korrupsion sepse edhe kjo është një formë e korruptimit sepse ajo e dëmton paranë publike duke e mos e shfrytëzuar atë në kohë. Shfrytëzimi i parasë në kohë ka rëndësi të madhe për një ekonomi. Unë nuk e kam të qartë për çfarë arsye tani i mban më shumë se 700 milionë euro të pashfrytëzuara, ndërkaq investimet kapitale janë bllokuar”, u shpeh Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e shpërndarjes së pakove nga ana e ekzekutivit.

“Jo shteti me ndihma nuk mbahet. Qeveria duhet të ketë politika të qëndrueshme, politika konsistente, sociale dhe ekonomike. Tani ne kemi nevojë për politika aktive sociale, e jo për politika pasive, pra politika që qojnë në zhvillimin ekonomik, nxisin sektorin privat e nxisin punësimin, sepse tani Qeveria flet për punësim të 40 mijë njerëzve, mirëpo 50 mijë njerëz na kanë ikur e nuk e dimë se ku janë punësuar ata, a janë punësuar në Kosovë apo jashtë. Në fakt në Kosovë nuk janë punësuar, sepse në sektorin publik nuk ka hapje vende të reja, e në sektorin privat nuk kemi investime të cilat kanë mundësuar që të hapen këto vende të punës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa e konsideron si të gabuar përpjekjen e opozitës për tërheqjen e një përqindje nga Trusti Pensional.Mustafa e ka arsyetuar me pandeminë iniciativën e ish-Qeverisë Hoti. Ai ka thënë se legjislativi e ekzekutivi nuk duhet ta lejojnë që ky ligj të kalojë.

“Unë atëherë e kam parë arsyen e tërheqjes së Trustit për arsye se ka qenë pandemi, pra nuk funksiononte ekonomia, nuk kishte lëvizje të qytetarëve, nuk mund të shkonin qytetarët në punë, mirëpo tani propozimi i cili ka qenë nga opozita, mua nuk më ka pëlqyer, sepse gjithmonë ekziston frika që neve ua shpenzojmë tani kursimet qytetarëve, sepse pensionet janë kursime individuale, nuk është siç ka qenë më herët që një gjeneratë paguan, e gjenerata tjetër merr, pra tash çdo njëri i ka kursimet e veta dhe kur del në pension i ndan për një periudhë të caktuar kohore dhe i shfrytëzon. Unë nuk e kam parapëlqyer këtë që kjo të ndodh dhe të bëhet shprehi sepse kështu do t’i lëmë qytetarët pa pensione”, ka thënë Mustafa./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img