-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova duhet të lobojë në BE që Serbia të kushtëzohet me njohje

Kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian me njohjen e Kosovës vështirë se mund të ndodhë në kuadër të Kapitullit 35 të Negociatave për Anëtarësim të Serbisë në këtë union

Serbia është në fazën e fundit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa kushtëzimi i saj për anëtarësim në këtë union me njohjen e Kosovës vështirë së do të ndodhë. Kështu vlerësojnë përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të integrimeve evropiane.

Sipas tyre, pavarësisht pritjeve që Serbia të kushtëzohet me heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj, në kuadër të Kapitullit 35 të Negociatave për Anëtarësim në Bashkimin Evropian, një gjë e tillë është vështirë e mundshme. Kjo pasi, sipas tyre, BE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare të këtij unioni.

Megjithatë, vlerësohet se Kosova duhet të lobojë te BE-ja që anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe me normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se çështja e heqjes së Kosovës nga kushtetuta e Serbisë është vetëm çështje kohe.

“Unë jam i sigurt se kjo do të ndodhë, vetëm është çështje e kohës kur do të ndodhë”, ka deklaruar shkurt Gecaj. /Zëri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img