Sokol Havolli, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj lajmit të publikuar se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar aktivistët e saj në Komunën e Prishtinës.
Duke ironizuar me këtë gjë dhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ai ka thënë se dikush nga Ambasadat duhet të nënshkruajnë një projekt për rekrutimin e stafit nga komuna, përcjellë Indeksonline.
“Ka ardhur koha që ndonjëra nga Ambasadat në Kosovë të nënshkruaj një projekt për rekrutimin e stafit në Komunën e Prishtinës. Edhe pse aty ka punë edhe për organet e rendit dhe drejtësisë, sepse dallaveri më i vogël është punësimi i militantëve”, ka shkruar ai.
Por, shkrimit të Havollit i është përgjigjur njëri nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Malishevë.
Famir Ademaj i ka komentuar Havollit, se kur ai të vijë në krye të Prishtinës, atëherë do të frymojë fryma e Ligjit, duke paralajmëruar kështu kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit./Indeksonline/