Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qyteteve në mbarë botën për të iu bashkuar “marshit të grave” kundër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
Protesta kryesore është mbajtur në Uashington ku në fillimin u mblodhën rreth 200 mijë njerëz, mirëpo thuhet se numri ka arritur në gjysmë milioni, transmeton lajmi.net.
Autoritete e qytetit thonë se janë mbledhur deri në 500 mijë njerëz, shifër më e madhe se sa planifikimet fillestare.
Në Uashington numri i grave është në rritje dhe transporti publik është po mbushet gjithnjë e më shumë me njerëz. Ato janë ta pakënaqura lidhur me qëndrimet e Trumpit në lidhje me kujdesin shëndetësor, abortet, etj.
“Rreth 500 mijë njerëz u mblodhën në Uashington për të marrë pjesë në marshin e protestës kundër presidentit amerikan, Donald Trump”, ka shkruar në Twitter nënkryetari i Uashingtonit, Kevin Donahue.
“Sot ne marshojmë për thelbin moral të këtij kombi, ndaj të cilit presidenti ynë i ri filloi luftën. Dinjiteti ynë, karakteri, të drejtat tona janë të kërcënuara ndërsa platforma e urrejtes dhe ndarjes dje mori pushtetin”, ka thënë aktorja America Ferera.
Marshin e ka përkrahur edhe ish-kandidatje demokrate, Hillary Clinton.
“Unë besoj se jemi gjithmonë më të fortë së bashku”, ka shkruaj ajo në Twitter.
Në evropë protesta u mbajtën në Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Gjenevë dhe Amsterdam.
Protesta u mbajtën edhe në Tokio, Sidney, Zelandë të Re, etj./Lajmi.net/