2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon takimi i Escobar me liderët opozitarë

Ka përfunduar takimi i emisarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar, me liderët e opozitës. Ky takim erdhi pasi Escobar pati takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, gjatë ditës së sotme.

Brenda një kohe të shkurtër, Escobar po viziton dy herë radhazi Kosovën ndërsa edhe gjatë vizitës së kaluar ai kishte mbledhur liderët opozitarë për të diskutuar me ta në lidhje me zhvillimet e fundit.

Takimi Escobar-liderët opozitarë është zhvilluar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Ai pritet të shkojë në Beograd, ku nesër do të takohet me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img