Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Escobar ka treguar se qëllimi i vizitës së tij është për të gjetur rrugë për thellimin e bashkëpunimit me një vend shumë aleat siç është Kosova.
“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solodaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mendojë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falenderoj Kosovën” ka thënë Escobar./Prishtinapress/