13.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Në takim me ambasadorin Guerot, Krasniqi kërkoi mbështetje për vizat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot. Krasniqi njoftoi se të njëjtit i ka kërkuar edhe mbështetje për vizat.

Në takim mes Krasniqit dhe ambasadorit Guerot u diskutuan edhe tema e qëndrimeve të PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.

Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.

Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img